
Shkodër- Ka ndërruar jetë në spital 14 vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të mbrëmshëm ku mbeti i vdekur shoku i tij 16 vjeçar.
Tragjedia ndodhi rreth orës 18:20 në vendin e quajtur “Stom Golem”, ku dy të miturit po udhëtonin me një motor. Në një moment 16 vjeçari i cili drejtonte motomjetin, humbi kontrollin dhe u përplas me murin.
Për pasojë adoleshenti ndërroi jetë në vend, ndërsa 14 vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku edhe ndërroi jetë ditën e sotme. Versus.al








