AKTUALITET /

Plagosi me thikë për motive të dobëta partneren me të cilën jetonte, në pranga 41-vjeçari (EMRI)

41 vjeçari ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6.

Shkruar nga Versus

Plagosi me thikë për motive të dobëta partneren me të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën 'Besim Alla'.

Një 41 vjeçar i identifikuar si Fatlind Çili ka goditur me thikë bashkëjetuesen e saj për motive të dobëta. 

41 vjeçari ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Njoftim i policisë

Tiranë

Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

-Fatlind Çili, 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Versus.al

Poll