Katër ditë më parë, Delvina dhe disa fshatra u përfshinë nga vatra të mëdha zjarri që shkrumbuan dhjetëra banesa e qindra krerë bagëti. Mirëpo një moment i rrallë është kapur nga një kamera sigurie në Delvinë pak çaste para shpërthimit të zjarrit të çuditshëm.
Nga pamjet e sigurisë mund të dallohet një erë e fuqishme me intensitet ekstrem që duket si një “minitornado” e cila shkatërron plotësisht kosheret e bletëve të vendosura në një pronë private.
Erërat që përhapën edhe flakët, kanë qenë edhe me natyrë ciklonike duke shkaktuar ngritjen e objekteve në ajër para shpërthimit të zjarrit. Versus.al







