MAGAZINË /

VIDEO/ Bajrami lë pas krizën dhe rikthehet me një eurogol

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Bajrami lë pas krizën dhe rikthehet me një eurogol

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami është bërë protagonist i ndeshjes së luajtur për Kupën e Ligës skoceze ku skuadra e tij Rangers u ndesh me Alloan.

Ai e nisi ndeshjen si titular dhe gjeti golin vetëm pas 13 minutave në fushë.  Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.

Goli erdhi në momentin e duhur për lojtarin shqiptar i cili kërkonte të ishte më aktiv në ndeshjet e Rangers dhe ku më mirë sesa një eurogol i shënuar për t’i provuar trajnerit cilësitë e tij. Versus.al

Poll