AKTUALITET /

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët përfshijnë një zonë pranë një resorti në Ksamil

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Shkruar nga Versus

 

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil, në një zonë pranë një resorti turistik.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar flakët, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa.

Në 24 orët e fundit janë raportuar disa vatra zjarri në jug të vendit, përfshirë dhe një tjetër në fshatin Çukë të Sarandës. Temperaturat e larta dhe erërat kanë ndikuar në përhapjen e flakëve.

Tags:

ksamil zjarr

Poll