
Gjatë diskutimit në emisionin “Opinion” për teori të ndryshme konsiprative, një prej atyre që habiti opinionin publik ishte edhe teza e ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Arianit Sllamniku i cili pretendon se toka është e sheshtë.
“Si do t’i drejtohej hoxha qabes nëse ajo është këtej, e hoxha nga ana tjetër?! Nuk ka tokë sferike, të rrumbullakët! E kemi Diellin që e shohim çdo ditë, që është shumë larg dhe e shohim me sy. Ndërkohë Marsi që është më pranë, nuk e shohim dot me sy! Kush është personi i parë që ka zbritur në Hënë?! Ai që e ka xhiruar zbritjen e Amstrong në Hënë është personi i parë”, tha ai.
Po ashtu Sllamniku vë në dyshim pandeminë “Covid-19” duke e cilësuar si konspiracion global ndërsa në librin e tij “Plani i Madh” vë në dyshim ekzistencën e planeteve.
“Ka fakte se ekzistojnë planetet? Teleskopin ta rregulloj unë, fotografinë ta bëj kukull! Kemi edhe teorinë tjetër, teorinë e planeteve në besimet abrahamike. Përshembull në Kuran nuk ke planet tjetër përveç Tokës, Diellit, Hënës dhe yjeve”- shtoi Sllamniku në pretendimet e tij. Versus.al







