
Ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka rrëfyer arsyet pse është larguar nga politika në kohën kur ishte në krye të detyrës.
Mustafaj gjatë një interviste për RTSH, ka deklaruar se arsyeja që vendosi që t’i japë fund të karrierës së tij politike, ishte lodhja.
Po ashtu ish-ministri ka zbuluar se ka pasur oferta nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha që të rikthehet në PD, por ka refuzuar.
Ndërsa më tej, zbuloi se ka pasur edhe ‘‘presion’’ nga ndërkombëtarët që të rikthehet në politikën aktive.
Fjodora Fjora: Ama ty nuk të hoqën, po pse e dhe atë dorëheqjen? Nuk të vjen keq për angazhimin tënd politik, ashtu siç vendose ta nisësh, vendose edhe vetë ta ndërpresësh, çfarë ndodhi me ty atë ditë kur the mjaft më me politikë?
Besnik Mustafaj: Unë kur mbarova dhe dhashë dorëheqje, thashë u lodha, kjo përgjigjie qëndron
Fjodora Fjora: Se ke ndjerë ndonjëherë atë nervin, kur sheh që forca politike që ti ke qenë pjesë e themelimit dhe sheh ulje-ngritjet e saj, mos ndodhta e mendon rikthimin?
Besnik Mustafaj: Ndoshta jo deri aty ku dua të them, se unë kam pasur propozime qoftë nga Basha apo Berisha, që të riintegrohem dhe vazhdimisht e kam një lloji presioni miqësor ndërkombëtar që të rikthehem. Pra nuk është se më ka munguar mjedisi, por ka pas momente që i kam thënë vetes, po të kisha qenë unë, do ta kisha bërë kështu. Por kjo nuk është që të rikthehem, por është një transpozim i vetes time në një kontekst vendimmarrës, gjë që kam ardhur në vete dhe kam thënë : shiko nuk jam unë.

