POLITIKË /

“Përgatituni për procedurë të përshpejtuar”, Balla mesazh deputetëve për aderimin në ‘Bordin e Paqes’

Aderimi i Shqipërisë në 'Bordin e Paqes' pritet të ratifikohet në seancën e ardhshme plenare.

Shkruar nga Versus
“Përgatituni për procedurë të
Taulant Balla

Menjëherë pasi kryeministri Rama publikoi përgjigjen drejtuar Presidentit Donald Trump pas ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, në grupin e “whatsapp” të grupit socialist, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh deputetëve.

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi përgjigjien drejtuar presidentit të SHBA, Donald Trump ku konfirmonte pranimin e ftesës për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes”, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar mesazh deputetëve.

Në grupin e rrjetit social “whatsapp”, Balla u ka kërkuar socialistëve që të bëhen gati për votim me procedurë të përshpejtuar për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës.

“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”-thuhet në mesazh. Versus.al

Poll