POLITIKË /

Kuvendi do të hapë televizion. Do të kushtojë 500 mijë Euro

Shkruar nga Versus

Kuvendi do të hapë televizion. Do të kushtojë 500 mijë

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë televizionin e vetë, një projekt që do të kushtojë 500 mijë euro, por do të jetë edhe në bashkëpunim me RTSH.

Projekti u prezantua ditën e sotme nga kuvendi. Qendra mediatike do të ngrihet pranë Shërbimit të Informacionit dhe Dokumentacionit në Kuvend, dhe sipas dokumentit, parashikohet të luajë një rol të trefishtë;

Informues: të përcjellë në mënyrë transparente punën parlamentare për qytetarët.

Analitik: të shpjegojë proceset ligjvënëse, reformat dhe ndikimet e tyre.

Edukues: të ndihmojë qytetarët të kuptojnë funksionet dhe rolin e Kuvendit.

Si fillim redaksia do të ketë një staf me pak persona për prodhimin e përmbajtjeve bazike: : Transmetime live, kronika, intervista, bashkëpunim i plotë me RTSH-në, për transmetimin dhe arkivim të materialeve.

“Qëllimi i programacionit televiziv të kanalit parlamentar është të ofrojë një pasqyrë të plotë, të strukturuar dhe të kuptueshme të veprimtarisë së Kuvendit për publikun e gjerë. Programet duhet të jenë të balancuara ndërmjet informimit të menjëhershëm, analizës së thelluar, edukimit qytetar dhe transparencës institucionale”, shkruhet në dokument.

Gjithashtu do të investohet për studio televizive moderne, prodhim të plotë video/audio për TV Parlamentar, dhe platformë publike televizive të Kuvendit, e integruar me shërbimet AI. Do të ofrohen komentim opsional, titrim dhe gjuhë të shenjave për seancat dhe komisionet./Versus.al

Kuvendi do të hapë televizion. Do të kushtojë 500 mijë

Kuvendi do të hapë televizion. Do të kushtojë 500 mijë

Poll