POLITIKË /

Rama vizitë zyrtare në Francë, pritet nga Macron në pallatin Elysee

Shkruar nga Versus

Rama vizitë zyrtare në Francë, pritet nga Macron në pallatin

Kryeministri Edi Rama, u prit sot nga presidenti francez Emanuel Macron në pallatin Elysee për një drekë pune. Kjo vizitë zyrtare e Ramës u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë mes Shqipërisë e Francës për forcimin e partneritetit strategjik të dy vendeve.

Takimi është në vijimësi të takimeve  ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

“Shqipëria vlerëson rolin e Francës dhe angazhimin personal të Presidentit Macron në promovimin e një qasjeje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe në mbështetjen e perspektivës europiane të rajonit. Në këtë kontekst, vizita në Paris pritet të riafirmojë vullnetin e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë”- njofton zyra e kryeministrisë. Versus.al

Poll