Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 2 të pandehurve Astrit Vladi dhe Erida Lazimi të cilët akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek një gjyqtar për dosjen “Toyota Yaris” në favor të Alfred, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.
Këta të fundit akuzoheshin për mosdeklarim të të hollave në kufi nën dyshimin se kishin futur në Shqipëri një makinë tip “Toyota Auris” brenda së cilës u gjetën 3.4 milionë euro të padeklaruara.
Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se më 14 shtator të vitit 2020 kur është zhvilluar seanca paraprake ndaj të arrestuarve, Astrit Vladi i ka kërkuar avokates Erida Lazimi të ushtrojë ndikim të paligjshëm te gjyqtari i seancës paraprake, me qëllim për të favorizuar, Alfred Vladin dhe 2 të tjerët.
Lazimi i ka premtuar dhe siguruar Astrit Vladit se e kishte aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek gjyqtari i seancës paraprake kundrejt ryshfetit me qëllim për të favorizuar personat që ishin në gjyq.
Të dy akuzohen për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Versus.al







