AKTUALITET /

Trafik heroine, SPAK çon për gjykim dosjen e baronit të drogës, Gëzim Çela dhe grupit të tij kriminal

Gëzim Çela dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Shkruar nga B.V
Trafik heroine, SPAK çon për gjykim dosjen e baronit të
Gëzim Çela

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të baronit të drogës, Gëzim Çelës dhe grupit të tij kriminal që merrej me trafikun e heroinës nga Amerika Latine.

Të përfshirë në veprimtarinë e trafikut të drogës, janë edhe Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Secili prej tyre kishte role të caktuara në aktivitetin kriminal, që nga kultivimi i drogës tek magazinimi dhe më pas transportimi me mjete lundruese. Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismajlukaj kanë organizuar trafikimin e heroinës në dy raste, në 31 mars 2023 ku në rrugën Tiranë-Fushë Krujë u sekuestrua një sasi prej 41 kg heroinë dhe në 14 gusht të vitit të kaluar ku nëpërmjet detit u tentua trafikimi i lëndëve narkotike, gjë që u zbulua falë operacionit “Flakë në Det”.

Gëzim Çela i njohur si “baroni i drogës në Fushëkuqe” u kap në Kosovë për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë me 7 mars ku forcat RENEA e dorëzuan në pikën kufitare të Morinës.

Në kuadër të hetimeve, janë vënë nën sekuestro edhe disa prona të “baronit të drogës”, konkretisht:

Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., i themeluar më datë 26.10.2022, me administratore dhe ortake të vetme të 100% të kuotave, shtetasen TH., me objekt aktiviteti Bar Restorant, me adresë Lezhë, Laç;

Pasuria e paluajtshme nr. 1759, Zona kadastrale 1673, objekti ku ushtron aktivitetin shoqëria e lartpërmendur;

3 Pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400.000 Euro, në pronësi të shtetases M.TH.,

6 Automjete të markave të ndryshme;

3 mjete lundruese tip Gomone,

Shuma monetare: 102.000 (njëqind e dy mijë) Euro, 500 (pesëqind) Paund Britanik, 50 (pesëdhjetë) Franga Zvicerane dhe afërsisht 7.000.000 (shtatë milion) Lekë, shtetasve A. I., G. Ç. dhe N. Ç.

Subjektin juridik XXXXX sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm me 100% të kuotave, shtetasin G.G., si dhe të gjitha asetet e saj, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë këtu edhe 10 automjete të markave të ndryshme. Versus.al

Poll