Një burrë humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos.
Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.
Motori i aeroplanit thuhet se e ka “thithur” burrin fatkeq, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.
A person has been sucked into an aircraft engine on the taxiway at Milan Bergamo Airport in Italy on Tuesday morning, the country's media reported.
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) July 8, 2025
SACBO, the airport's operator, said flights were suspended at 10:20 a.m. local time "due to a problem that occurred on the… pic.twitter.com/heyFgR8x2W
Avioni, një Airbus A312, i përket kompanisë Volotea dhe po përgatitej të nisej për në Asturias në Spanjën veriore. Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë.







