AKTUALITET /

Pas Metës dhe Berishës, Irena Gjoka caktohet gjyqtare për dosjen e Ahmetajt

Shkruar nga Versus

Pas Metës dhe Berishës, Irena Gjoka caktohet gjyqtare për dosjen

Shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka, e cila do marrë në shqyrtim gjyqësor dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaccme për ish zëvëndës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në seancë paraprake, çështja u shqyrtua nga Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e dosjes për gjykim.

Në kërkim që prej muajit korrik të vitit 2023 për akuzën “shpërdorim detyre”, nën dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në vlerën e 7 miliardë lekëve.

Ndërsa për inceneratorin, Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet per këtë dosje pritet të mbyllen në datë 23 shtator. Versus.al

Poll