AKTUALITET /

Tragjedi në Itali: 22-vjeçari me origjinë shqiptare humb jetën në përpjekje për t’i shpëtuar policisë

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në zonën San Giovanni, në momentin kur Kevin hasi në rrugë një postbllok të karabinierëve.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Itali: 22-vjeçari me origjinë shqiptare humb
Kevin Anghele dhe pamje nga aksidenti

Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në provincën e Trevisos, Itali, ku një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, Kevin Anghele, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Sipas raportimeve të mediave italiane, i riu u përpoq t’i shmangte një postblloku të policisë, duke u larguar me shpejtësi me automjetin e tij, një Alfa Romeo Brera. Gjatë arratisjes, ai humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë, duke ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Në vendin e aksidentit, autoritetet gjetën edhe disa doza kanabisi, që dyshohet se i përkisnin të ndjerit.

Kevin Anghele kishte jetuar më parë në Motta di Livenza së bashku me familjen, ndërsa së fundmi ishte shpërngulur në Pordenone, në rajonin Friuli Venezia Giulia

«Nuk më duket reale. Kevin ishte një djalë me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të tjerët. Ishte i kujdesshëm, nuk e ngiste makinën zakonisht vetë. Të hënën e kaluar ishte me shokët, dikush tjetër po e drejtonte makinën. Nuk kuptoj pse ai ishte vetë në timon atë mëngjes.»

Ai do të kishte mbushur 23 vjeç më 31 korrik./Versus.al

Poll