
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qarkun e Korçë, ku dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike në zonë.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar viktimat.

