AKTUALITET /

Tragjedi në lumin Mat: Gjyshi peshkatar mbytet gjatë peshkimit, trupi gjendet pas disa orësh kërkimesh

Ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut, me qëllim për të hedhur rrjetat e peshkimit, por nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në lumin Mat: Gjyshi peshkatar mbytet gjatë peshkimit, trupi

Pas disa orësh kërkimesh intensive, polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë arritur të gjejnë dhe të nxjerrin trupin e pajetë të një peshkatari që ishte raportuar i zhdukur më herët gjatë ditës së sotme.

Viktima është identifikuar si Ded Qoku, 68 vjeç. Ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut, me qëllim për të hedhur rrjetat e peshkimit, por nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe. Rreth orës 13:40, shoku i tij, me inicialet D.Q., raportoi zhdukjen pranë autoriteteve.

Më pas, forcat e specializuara u angazhuan menjëherë në operacionin e kërkimit, i cili përfundoi me gjetjen e trupit disa orë më vonë.

Dyshohet se shkaku i mbytjes ka qenë një incident aksidental gjatë peshkimit, por autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Versus.al

Tags:

lumi mat

Poll