SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Manhatan ku një 56 vjeçare shqiptare ra në një pusetë të hapur dhe humbi jetën.
Viktima është identifikuar si Donika Gocaj nga Shkodra. Sipas dëshmitarëve, 56 vjeçarja kishte parkuar automjetin e saj dhe sapo doli, ra në pustetën elektrike 3 metra të thellë.
"Ajo po bërtiste, 'Po vdes', kjo është ajo që e dëgjoja vazhdimisht duke bërtitur," tha Carlton Wood për median. "Ajo nuk ishte e shpërqendruar, nuk hyri në një kantier ndërtimi, dua të them, parkoi makinën e saj, doli nga makina dhe ra direkt në pusetë."
Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Familjarët thanë se nuk kishte patur asnjë tabelë paralajmëruese për pustën e hapur.
Ndërkohë, kompania Con Edison bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Versus.al

