Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘’Gjon Buzuku’’ ku një vajzë e mitur 16 vjeçe është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.
Policia është angazhuar menjëherë për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë ngjarje kaq tragjike.
Një grup hetuesish po punon për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë shtyrë 16 vjeçarin të vetëhidhej nga lartësia. Versus.al







