Pas tragjedisë të ndodhur mbrëmë në zonën e Luccas në Itali, mediat e shtetit fqinj kanë gjetur edhe një ngjarje të njëjtë të ndodhur 34 vite më parë me një familje italiane.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1992 në të njëjtën zonë kur 4 anëtarë të një fëmilje vdiqën si pasojë e rrjedhjes së gazit nga defekti i kaldajës brenda banesës.
Viktimë mbetën Raffaello Malanca, një shofer bashkie 46-vjeç; gruaja e tij, Piera Calistri, shtëpiake 45-vjeça; dhe vajzat Ilaria dhe Greta, 17 dhe 14 vjeç.
Trupat e tyre të pajetë u zbuluan nga i dashuri i vajzës së madhe. Teksa shkoi në shtëpi për drekë, ai nuk gjeti askënd që t'i hapte derën dhe njoftoi zjarrfikësit. Kur zjarrfikësit hynë brenda gjetën nënën dhe vajzat ende në shtretërit e tyre, ndërsa babai ishte shtrirë në dyshemenë e banjës.
Disa ditë para kësaj tragjedie, të gjithë ishin ankuar për të përziera dhe lodhje, Giuseppe Malanca (babai i 46-vjeçarit) , i cili ishte ndjerë keq dhe ishte shtruar në spital për një embolizëm pulmonar, duke i shpëtuar kështu tragjedisë. Versus.al


