Lezhë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot të Kurbinit ku një 78 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies nga zjarri që ndezi vetë.
Demir Haxhiu kishte ndezur një zjarr për të pastruar bahçen para banesës së tij, por situata i doli jashtë kontrollit duke pësuar djegie që i shkaktuan vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe policia që po punon për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë. Versus.al







