AKTUALITET /

Tragjike në SHBA, studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetë në një aksident rrugor. Familjarët apel t’i kthyer në Atdhe

Sipas përshkrimit në nismën e hapur, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin dhe pasionin e saj në fushën e kërkimit shkencor.

Shkruar nga Versus

Tragjike në SHBA, studiuesi shqiptar dhe e fejuara e tij humbin jetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptarë në SHBA.

Dy të rinjtë shqiptarë, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, kanë humbur tragjikisht jetën në një aksident automobilistik në Cleveland, Ohio, më 11 nëntor ndërsa familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe për të mundësuar kthimin e trupave në atdhe.

Sipas përshkrimit në nismën e hapur, Samira, 27 vjeçe, ishte studente e doktoraturës në Cleveland State University, e njohur për përkushtimin dhe pasionin e saj në fushën e kërkimit shkencor.

Albi, 30 vjeç,ishte në përfundim të studimeve në Cleveland State University Law dhe po përgatitej për provimin e jurisprudencës

Të fejuar dhe të pandarë, Samira dhe Albi ndanin dashurinë për librat, për dijen dhe për botën e “Harry Potter”, e cila i lidhte edhe më shumë në jetën e tyre të përditshme. Miqtë dhe të afërmit i përshkruajnë si dy të rinj të qetë, të mirë dhe të dashur, që sillnin ngrohtësi kudo ku shkonin.

“Humbja e tyre ka lënë një boshllëk të pamatë në familjet tona dhe në komunitetin që ata prekën me dritën dhe dhembshurinë e tyre,” shkruhet në thirrjen e hapur.

Fushata ka për qëllim të mbledhë fondet e nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ceremonive përkujtimore. Familjarët u bëjnë apel të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen që të kontribuojnë sipas mundësive ose të shpërndajnë nismën për të nderuar kujtimin e tyre./Versus.al

 

Poll