
Gjyshi i foshnjës nga Devolli që ndërroi jetë në Tiranë ka folur mes dhimbjes për humbjen e nipit të tij dhe ka bërë apel për ndihmë që trupi i fëmijës të transportohet pranë familjes për ceremoninë e varrimit.
Ai tregon se foshnja ishte nipi i parë në familje dhe humbja ka qenë shumë e rëndë për të gjithë.
“Ishte nipi i parë për familjen tonë. Ne kërkojmë vetëm ndihmë që të na e sjellin fëmijën këtu që ta varrosim, sepse vetë nuk kemi mundësi ta marrim”, tha gjyshi.
Sipas tij, për foshnjën kujdesej kryesisht djali i tij, babai i fëmijës.
Familja shprehet se ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe kërkon mbështetje nga institucionet për të realizuar transportin nga Tirana drejt vendlindjes./Versus.al


