AKTUALITET /

Transferime dhe dorëheqje në Komisariatin Nr.2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s

Ish-shefi i Stërvitjes në Repartin e Forcave Speciale RENEA, u arrestua një javë më parë, pas një viti në arrati.

Shkruar nga Versus
Transferime dhe dorëheqje në Komisariatin Nr.2 në Tiranë pas
Foto ilustruese

Një valë ndryshimesh dhe largimesh ka goditur Komisariatin Nr.2 në Tiranë, vetëm dy ditë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s nga forcat e këtij komisariati.

Shefi i sektorit të krimeve është transferuar në një pozicion tjetër, ndërsa shefi i përgjithshëm i komisariatit ka shprehur dëshirën për t’u dorëhequar nga detyra, shkruan Voxneës.

Megjithatë, Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për këto lëvizje, por ngjarjet që ndodhin menjëherë pas arrestimit të Morinës kanë ngritur dyshime për lidhjen e tyre me këtë situatë. Për më tepër, është raportuar se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka filluar hetimet për të shqyrtuar këtë çështje.

Altin Morina, ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK më 17 Maj 2024,u arrestuar një javë më parë në Tiranë. Në momentin e arrestimit atij u gjetën një armë dhe dokumente false. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacion “Revanshi” pasi akuzohet si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: