AKTUALITET /

Tritol garazhit të "Visit të garave", dëme të shumta materiale! Vitin e kaluar u arrestua se vodhi mjetin 200 mijë eurosh

Policia ka sekuestruar pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit/ëv për shpërthimin e tritolit në zonën e Liqenit të Thatë.

Shkruar nga Versus
Tritol garazhit të "Visit të garave", dëme të
Elvis Kosova i njohur me nofkën "Visi i garave"

Tiranë- Një shpërthim tritoli ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën Peti në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosovës 39 vjeç.

Për pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa makina të parkuara, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorin.

Pronari i garazhit, Elvis Kosova rezulton të jetë emër i njohur për policinë në zonën e Liqenit të Thatë, pasi njihet edhe me nofkën "Visi i garave". Në gusht të 2024-ës, rezulton të jetë arrestuar së bashku me një shtetas turk pasi nëpërmjet një skeme mashtrimi tentuan të përvetësonin një "Audi" me vlerë 200 mijë euro. 

Turku kishte marrë mjetin me qira në Gjermani dhe më pas e kishte sjellë në Shqipëri ku kishte bërë denoncim se ia kishin vjedhur mjetin luksoz, por pas hetimeve u zbulua se makinën ia kishte dhënë Elvis Kosovës i cili njihet edhe për organizimin e garave me makinave. Versus.al

Poll