AKTUALITET /

Tritol makinës së parkuar në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga ngjarja.

Shkruar nga Versus
Tritol makinës së parkuar në Tiranë, policia në
Foto ilustruese

Tiranë- Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Selitës së Vogël.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në automjetin në pronësi të 39 vjeçarit Dritan Jano. Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së 39 vjeçarit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit që ka vendosur lëndën plasëse. Versus.al

Poll