AKTUALITET /

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari nga Tepelena

Shkruar nga Versus

Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe

Policia greke ka goditur një organizatë kriminale në fushën e narkotikëve, kryesisht marijuanës dhe hashashit çokollatë në Athinë. Autoritetet helene arrestuan katër anëtar të organizatës, dy shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe dy grek të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike.

30 vjeçari shqiptar i arrestuar është Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”. Ai rezulton të jetë këngëtar i llojit rap në Greqi. Mediat greke raportojnë se 20 vjeçari grek, u përpoq të pengonte kontrollin e policisë duke bërë rezistencë duke i shtyrë oficerët e policisë që të mos arrinin tek droga që kishte fshehur.

Grupi kriminal trafikonte marijuanë dhe hashash çokollatë te persona të ndryshëm, duke e shitur marijuanën 2500 euro për kilogram dhe hashash çokollatë deri në 5000 euro për kilogram.

55 vjeçari kishte rolin e kreut të organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen, ruajtjen e drogës si dhe mbledhja dhe ruajtjen e fitimeve të grupit. 30 vjeçari Kostandinis Jorgji, ishte zëvendëskryetari i organizatës kriminale, përgjegjës për ruajtjen e lëndëve narkotike së bashku me 55 vjeçarin.

22-vjeçar grek ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, së bashku me 55-vjeçarin dhe 30-vjeçarin, si dhe për dorëzimin e sasive të drogës te transportuesi i organizatës, në mënyrë që ato të shpërndaheshin më pas te trafikantët dhe përdoruesit e tjerë.

Një shtetas grek 30-vjeçar, ai ishte përgjegjës për transportin dhe trafikimin e sasive të lëndëve narkotike.

Detajet e policisë greke:

Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan:

* kërp i përpunuar, me peshë 1 kilogram e 907.5 gramë,

* kanabis i papërpunuar, me peshë 15 kilogramë dhe 153.5 gramë,

* Makinë dhe motoçikletë private,

* jelek antiplumb,

* numërues parash,

* 4 peshore elektronike precize,

* 4 telefona celularë,

* shumë paketim najloni dhe

* shuma prej 51,490 eurosh.

Vlerësohet se përfitimi total i paligjshëm që organizata ka nxjerrë nga aktiviteti i saj kriminal tejkalon 95,000 euro./Versus.al

Poll