AKTUALITET /

Tritoli me dron në ballkonin e apartamentit në Tiranë, në banesë jetonte edhe vëllai i ‘buzëderrit’

Si Bernard Sinomati ashtu edhe qiramarrësja Elena Arza nuk janë gjetur ende nga policia për t'u pyetur lidhur me shpërthimin me tritol të ndodhur në apartamentin ku dyshohet se banonin përkohësisht.

Shkruar nga Versus
Tritoli me dron në ballkonin e apartamentit në Tiranë, në
I rrethuar me rreth të kuq, Sokol Sinomati (Buzëderri), ish anëtar i bandës së Vlorës

Detaje të reja janë bërë me dije nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen pak çaste para mesnatës së djeshme në katin e nëntë të një pallati në rrugën “Sadik Petrela”.

Në banesën që ishte marrë me qira nga Elena Arza, janë gjetur dokumente identifikimi të Bernard Sinomatit, vëllait të një personazhi të njohur të botës së krimit në Vlorë, Sokol Sinomatit (Buzëderri).

Dyshohet se Bernard Sinomati jetonte në këtë banesë së bashku me Elena Arzën, por asnjëri prej tyre nuk është gjetur ende për t’y pyetur lidhur me tritolin që dyshohet se u vendos me dron në ballkonin e apartamentit të marrë me qira.

Më 7 janar, u ekzekutua me snajper Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit të njohur si “buzëderri”. Ende nuk ka persona të arrestuar për krimin që tronditi qytetin bregdetar për mënyrën mafioze sesi u realizua. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Bernard Sinomati dhe jo 23 vjeçari Gëzim Sinomati i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika. Versus.al

Poll