AKTUALITET /

Shpërthim në ballkonin e apartamentit në Tiranë, dyshohet se tritoli iu vendos me dron në ballkon

Shkruar nga Versus

Shpërthim në ballkonin e apartamentit në Tiranë, dyshohet se

Tiranë- Një shpërthim me tritol raportohet të ketë tronditur zonën pranë rrugës “Sadik Petrela” pak para mesnatës së mbrëmshme.

Si pasojë e lëndës të vendosur në ballkonin e apartment në katin e nëntë të pallatit, është dëmtuar xhami dhe veranda e ballkonit. Banesa rezulton në emër të Albert Thomës i cili e ka lëshuar me qira për Elena Arzën.

Kjo e fundit ende nuk është marrë në pyetje pasi fatmirësisht nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes, por ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj.

Dyshimet e policisë deri më tani janë se lënda plasëse mund të jetë vendosur me dron, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë inskenimi. Versus.al

Poll