Më 19 shtator të këtij vitit një shpërthim me tritol u raportua në Kamëz në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu. Kamerat kanë fiksuar një person që largohet me biçikletë ndërsa në kokë mban një kapuç. Grupi hetimor ka dyshime se personi që i vendosi tritolin deputetit është i njëjti që vendosi edhe lëndën plasëse në restorantin “Perla e Detit’ në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz.
Po ashtu, ky person dyshohet se fshihet pas 5 shpërthimeve të tjera me tritol brenda këtij viti jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës. Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje kanë fiksuar të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se autori mund të jetë anëtar i grupit tëish-policit Jeton Lami i cili u arrestua disa ditë më parë së bashku me Flogert Mzhikën dhe Florin Domin nën dyshimin se i kishin vënë 500 mijë euro gjobë pronarit të restorantit në Kamëz, por ky i fundit nuk kishte pranuar ta paguante. Versus.al



