AKTUALITET /

U arrestua në Brazil, kush është Ervin Mata: Nga lidhja e dashurisë me Elvana Gjatën te rivaliteti me Ervis Martinajn

Shkruar nga Versus

U arrestua në Brazil, kush është Ervin Mata: Nga lidhja e

Autoritetet braziliane kanë arrestuar në ishullin Ilha Bela biznesmenin shqiptar Ervin Mata, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare dhe Interpoli.

Sipas policisë braziliane, ai është ndaluar gjatë një operacioni të së shtunës mbrëma, ndërsa dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara angleze për t’iu fshehur autoriteteve. Ndaj tij kishte më herët edhe një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë Federale në Brazil, me kërkesë të SPAK në Shqipëri për ekstradim.

Akuzat e SPAK dhe dosja “Metamorfoza”

Ervin Mata është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në nëntor 2023, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar qindra kilogramë kokainë dhe ka investuar të ardhurat në sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Po ashtu, përmenden edhe akuza për pastrim parash dhe përfshirje në aktivitete të tjera kriminale.

Në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, SPAK dyshon se janë trafikuar rreth 250 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Gjermanisë, ndërsa disa persona të tjerë, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë policie, janë vënë gjithashtu nën hetim.

Lidhjet dhe figurat e përmendura në dosje

Emri i Ervin Matës është bërë publik për herë të parë pas ngjarjes së vitit 2018 në ish-Bllok në Tiranë, ku gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Pas kësaj ngjarjeje, ai u përfshi në disa hetime të zgjeruara për krim të organizuar.

Në dosjet hetimore është përmendur edhe një lidhje familjare e Matës me ish-drejtorin e Policisë Erzen Breçani, pasi djali i këtij të fundit është i martuar me motrën e Matës.

Sipas SPAK, persona të lidhur me këtë rreth dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale, përfshirë trafikun e drogës, por këto janë pjesë e hetimeve dhe jo vendime gjyqësore përfundimtare.

Marrëdhënia me Elvana Gjatën

Ervin Mata është përmendur edhe në kronikat rozë për lidhjen e mëparshme me këngëtaren Elvana Gjata, me të cilën ka qenë i fejuar. Emri i saj është përfshirë indirekt në hetime vetëm përmes disa komunikimeve të përgjuara në aplikacione të enkriptuara, sipas materialeve hetimore të bëra publike nga SPAK.

Hetimet dhe procedurat
Autoritetet braziliane pritet të vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku Mata do të për  ballet me akuzat e ngritura nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera të rënda penale./Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al