AKTUALITET /

U arrestua në Gjermani, lirohet nga qelia boksieri Florian Marku

Shkruar nga Versus

U arrestua në Gjermani, lirohet nga qelia boksieri Florian Marku

Boksieri i njohur Florian Marku është liruar nga qelia rreth 9 ditë pas arrestimit në Gjermani për një dënim të pashlyer në Greqi.

Mësohet se Marku do të duhet të qëndrojë në Gjermani dhe të mos largohet deri në fund të procedurave të ekstradimit të tij drejt shtetit helen.

32 vjeçari akuzohet se ka marrë pjesë në një sherr masiv dhe ka plagosur me mjete të fuqishme një palë të tretë.

Sipas mediave vendase, lushnjari u dënua me 7 vite burg në atë kohë për ngjarjen.

Çështja është apeluar dhe sipas kushtetutës greke, Marku duhet të vuajë të paktën 1/3-tën e dënimit në masë për të qenë i lirë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: