
Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Roxhensa Kapurani e njohur me emrin Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.
Pas arrestimit ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.
Sasia prej 4.4 gramë kokainë iu gjet në portofol gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet në Vorë.
''Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
Por ky nuk është rasti i parë kur Marina Fara ka pasur probleme me drejtësinë. Në vitin 2020, ajo u vendos nën masën e detyrimit për paraqitje nga Prokuroria, pas një operacioni policor ku u arrestuan dhjetëra persona.
Atëherë, policia gjatë kontrollit në banesën e saj nuk gjeti prova që ta lidhnin direkt me grupin, por ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy persona të shpëtonin nga policia, duke i marrë me makinë./Versus.al







