AKTUALITET /

Kundërshtojnë shembjen e banesave, tensione mes banorëve në lagjen 1 maji në Vlorë, IKMT-së dhe policisë

Banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer siç duhet dhe kundërshtojnë shembjen e banesave, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Shkruar nga Versus

Kundërshtojnë shembjen e banesave, tensione mes banorëve në

Këtë të premte ka nisur prishja e disa banesave në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Banorët janë përballur me aksionin duke refuzuar të dalin nga shtëpitë e tyre.

Konflikti ka përfshirë forcat e Policisë së Shtetit dhe punonjësit e IMT-së e IKMT-së, ndërsa situata paraqitet e tensionuar.

Banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer siç duhet dhe kundërshtojnë shembjen e banesave, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

“Ne shtëpitë me dokumenta, këta na i prishin. Na kanë dhënë ca lekë, por nuk mund të blejmë dot shtëpitë e reja. Nuk dimë ku të shkojmë. Nga shtëpitë nuk dalim derisa të rrisin çmimin, dhe atëherë vetëm atëherë do të largohemi. Çfarë qeverie e shteti është ky? Jemi të pambrojtur. Shtëpitë me dokumenta i prishin pa na dhënë lekët. Na kanë dhënë vetëm një pjesë të shumës, 26 milionë lekë, por unë kam kërkuar vlerësim me çmimin e tregut.” shprehet një prej banorëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

12 banesa janë shembur më herët, ndërsa në fazën aktuale pritet të prishen edhe 26 të tjera. Banorët me dokumentacion do të dëmshpërblehen për çdo metër katror, ndërsa ata pa hipotekë do të marrin bonus qiraje nga Bashkia./Versus.al

Poll