AKTUALITET /

U braktis nga nëna por jo nga Zoti, gazetari rrëfen historinë prekëse të foshnjës që lindi në martenitetin e Korçës

Historia është rrëfyer nga gazetari Xhensil Shkëmbi i cili tregon gjithashtu se, përmes Shërbimit Social të Bashkisë së Korçës, një çift nga qyteti  që dëshiron të mbetet anonim – ka shprehur dëshirën për të kujdesur dhe më pas për të adoptuar fëmijën.

Shkruar nga Versus
U braktis nga nëna por jo nga Zoti, gazetari rrëfen historinë
Foto e foshnjes së braktisur

Një histori prekëse ka bërë xhiron e rrjetit, duke sjellë një mesazh shprese në këtë periudhë festive. Një foshnjë e braktisur menjëherë pas lindjes në maternitetin e Korçës ka marrë kujdesin dhe dashurinë e stafi i maternitetit, i cili e ka trajtuar si të ishte fëmija i tyre. Drejtoria e spitalit, po ashtu, ka siguruar veshje, qumësht dhe gjithçka tjetër që i nevojitej vogëlushit.

Historia është rrëfyer nga gazetari Xhensil Shkëmbi i cili tregon gjithashtu se, përmes Shërbimit Social të Bashkisë së Korçës, një çift nga qyteti  që dëshiron të mbetet anonim – ka shprehur dëshirën për të kujdesur dhe më pas për të adoptuar fëmijën.

“Është një djalë i vogël dhe shumë i bukur, një dritë në jetë. Veprimi i tyre më ka lënë pa fjalë. Zoti t’i bekojë dhe t’u japë forcë e gëzim për të rritur këtë engjëll,” shkruan ai.

Kjo histori, edhe pse nis me dhimbje, përfundon me një mesazh shprese dhe humanizmi, duke treguar se dashuria dhe solidariteti mund të ndryshojnë jetën e një fëmije të pafajshëm.

Postimi i plotë:

Zoti është i mirë!

Para pak ditëve në maternitetin e Korçës një vajzë rreth të 30-ave lindi dhe fëmijën e porsalindur e braktisi. Pa asnjë ndjenjë faji, madje edhe pa e regjistruar, e la fëmijën dhe u largua. Nuk e di dhe nuk e kuptoj sesi një njeri, një nënë që ka mbajtur fëmijën e saj për 9 muaj në bark, ta braktisë pa ndjerë asnjë pendesë apo brengë. Në shkrimin e tij, noteri Bledi Zake, i cili e intervistoi, tregon se ftohtësia e saj në përgjigje ishte e frikshme.

Prej disa ditësh, fëmija ndodhet në maternitetin e Korçës. Më ka bërë përshtypje dhe prekur mënyra dinjitoze e trajtimit nga ana e infermiereve (heroina). Kujdeseshin si ta kishin fëmijën e tyre. Madje nga stafi i drejtorisë së spitalit kishin blerë veshje, ushqim (qumësht) e plot gjëra të tjera. U ndjeva mirë për humanitetin e treguar që i tejkalon detyrat institucionale të spitalit.

Sot shkova bashkë me dy gra nga Kisha Ungjillore e Libonikut për të dhuruar diçka dhe për ta parë fëmijën. Një fëmijë shumë i bukur. Një djalë dritë. Por ajo që më lumturoi është se nëpërmjet Shërbimit Social të Bashkisë së Korçës, një çift nga qyteti (duan të jenë anonim) kanë shprehur dëshirën për të qenë kujdestar të fëmijës dhe më pas u lind e drejta për ta adoptuar.

Kam pyetur veten në qoftë se duhet ta bëja këtë postim apo jo. E vetmja arsye që po e postoj është për t'u thënë atyre dy prindërve të ardhshëm të këtij fëmije se I DUA SHUMË. Iu përulem ndaj veprës së tyre dhe Zoti t'i bekojë dhe t'u japë shpresë e gëzim për të rritur këtë engjëll. Ata janë shembulli sesi një shoqëri duhet të funksionojë. Afër atyre që nuk kanë askënd. Sidomos kur bëhet fjala për një fëmijë. Nuk do rritin vetëm këtë bebe por edhe shpresën se secili nga ne mund të bëhet më i mirë. Sepse Zoti është i mirë.../Versus.al

Poll