AKTUALITET /

U dënua me formë të prerë, Dhoma e Avokatisë i heq licencën ish-kreut të Kushtetueses

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Shkruar nga Versus
U dënua me formë të prerë, Dhoma e Avokatisë i heq
Bashkim Dedja

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatë Kushtetuese Bashkim Dedja, pak ditë lpasi u dënua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për fshehje pasurie.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi ish-gjyqtarin me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar 1 vit burg për Dedjan, por Gjykata dha dënimin me 6 muaj, vendim që u la në fuqi më 13 shkurt të këtij viti nga Apeli.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

Sa i takon këtij apartamenti, Dedja ka thënë se është i vëllait të tij dhe thjesht e ka pasur në përdorim, por ky pretendim i tij nuk e ka bindur Prokurorinë. 

Sipas akuzës, Dedja ka kryer deklarim të rremë të një apartamenti me sipërfaqe 146 m katror në Tiranë lidhur me një hua 10 mije euro të marrë nga kunati i tij.

 SPAK thekson se nga hetimi  huadhënësi rezultoi në pamundësi për dhënien e kësaj huaje. Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese e kaloi shkallën e parë të vettingut, por ishte shkalla e dytë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e rrëzoi duke e larguar nga detyra./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: