Klea Prenga e reja që u dhunua barabarisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar sërish në rrjete sociale për ngjarjen skandaloze të raportuar së fundmi.
Prenga shkruan në statusin e saj se akuzat e rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjeshme.
Ajo shton më tej se personi që e sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë në familje, por kjo situatë shton më tej ajo të kujton femrat me vetëbesim të ulët.
Postimi i Klea Prengës:
Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët, shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ato nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.
Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët, shpeshherë e bëjnë këtë për të mbulur pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm.
Në vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqëndruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti të më rrëzojë./Versus.al









