
Detaje të reja janë mësuar nga ekstradimi i ndodhur gjatë ditës së sotme nga Italia drejt Shqipërisë. 50 vjeçari Ilia Ndoka i arrestuar në Itali, ka mbërritur sot në Tiranë ku GJKKO i kishte caktuar “arrest me burg” nën akuzën për veprat penale “pastrim parash” dhe pjesëmarrje në grupin kriminal të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.
Ilia Ndoka i cili është edhe kushëri me Arben Ndokën, u arrestua në Itali në maj të 2024-ës pasi SPAK e kishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan mbi 50 masa sigurie për përplasjes mes fisit Ndoka dhe dy vëllezërve Valter dhe Durim Bami të Niklës.
Sipas SPAK, roli i Ilia Ndokës ishte financimi me para i grupit kriminal dhe gjithashtu sigurimi i informacioneve për zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS.
Për të arritur qëllimin e hakmarrjes ndaj vëllezërve Bami, fisi Ndoka bëri pakt me grupe të tjera, Avdylajt e Shijakut, Ervis Martinajn dhe Emiljano Shullazin e disa personazhe të tjerë të botës së krimit. Versus.al








