AKTUALITET /

U gjet e vdekur në banesën e djegur nga zjarri, 52 vjeçarja në Pogradec dyshohet të jetë vrarë

Burime bëjnë me dije se viktima mund të jetë vrarë për motive pronësie.

Shkruar nga Versus
U gjet e vdekur në banesën e djegur nga zjarri, 52 vjeçarja
Dëmi i shkaktuar në banesën e Teços si pasojë e zjarrit

Korçë- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec, ku 52 vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj të shkrumbuar nga zjarri.

Fillimisht u raportua se 52 vjeçarja kishte ndërruar jetë nga asfiksimi, ndërsa burime bëjnë me dije se ka dyshime se Teço mund të jetë vrarë pasi në trupin e saj janë gjetur shenja dhune.

Sipas hetimeve paraprake, dyshimet janë se viktima mund të jetë vrarë për motive pronësie dhe se zjarri në banesën e saj ka qenë i qëllimshëm. Versus.al

 

Poll