AKTUALITET /

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.

Shkruar nga Versus

 

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore. 

12-vjeçari, shtetas i huaj, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Po ashtu i bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet. Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale. 

Tags:

vlore

Poll