AKTUALITET /

U kap me armë e tritol mes Athinës, kush është "Ari i Divjakës" i arrestuar 12 herë

Armiol Rrasa u arrestua të premten në Athinë bashkë me partneren e tij teksa i’u gjetën të fshehura në makinë 1 pistoletë dhe 2 kallëpe tritoli.

Shkruar nga Versus

U kap me armë e tritol mes  Athinës, kush është "Ari i

12 herë më parë rezulton i arrestuar në Greqi, 39-vjecari nga Divjaka Armiol Rrasa i njohur si “Ari”, i cili u arrestua të premten në Athinë bashkë me partneren e tij teksa i’u gjetën të fshehura në makinë 1 pistoletë dhe 2 kallëpe tritoli. Precedentët e tij penalë kanë ngritur polemika në mediat greke, për faktin se si ka mundësi që ai është arrestuar e liruar disa herë në kohë rekord. Grup hetimor dyshon se Rrasa mund të ketë lidhje me grupe kriminale gjobëvënësish në Greqi, përgjegjëse për shpërthime në biznese të ndryshme. Arma dhe eksplozivi atij iu gjetën të fshehura në një vend të improvizuar në mjet, teksa udhëtonte me 33 vjeçaren Daniela Luari me një fuoristradë “Wolsvagen” të blerë me leasing.

Referuar skedës penale të tij, ai rezulton i arrestuar 12 herë, madje për herë të parafundit ndaj tij është ngritur akuzë në qershor të këtij viti për përdhunimin e një te miture, nga e cila nuk dihet se si ka shpëtuar pa qëndruar në qeli pasi vetëm një muaj më pas rezulton të jetë arrestuar sërish për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: