Ka ndërruar jetë në spital, Rigels Kaso, 42 vjeçari nga Bilishti që u masakruar në Tiranë, duke u lënë për i vdekur në rrugë.
Rigels Kaso në 15 korrik u gjet në orët e para të mëngjesit në një rrugë në zonën e Unazës së re, me plagë të shumta. Pasi u dërgua në spital, gjendja e tij u rëndua dhe ai i fut në intubim.
Burime pranë këtij spitali thanë se gjatë gjithë këtyre ditëve 42 vjeçari ka qënë në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë të paraqitur në këtë spital ka qenë shumë e rëndë.
Policisë e Tiranes b♪ri me dije se Kaso u dhunua në derën e një pallati në zonën e Unazës së re, ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale me një vajzë.
Policia ka identifkuar si autor të kësaj ngjarje, Bajram Gjeleshin nga Peshkopia, i cili dyshohet se kishte një lidhje me vajzën, me të cilën Kaso bisedonte në rrjetet sociale.
Gjeleshi ende nuk eshte arrestuar nga policia, ndersa tani pritet te akuzohet per vrasje.
Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshi këtu edhe atë të analistit.
Në të njëjtën kohë Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizoresh dhe kamerash sigurie.








