AKTUALITET /

U përplasën nga mjeti me dy italianë, pas shoferit, humb jetën edhe pasagjeri në Vlorë

Pavarësisht se mori ndihmë mjekësore, Artan Muho nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë nga përplasja.

Shkruar nga Versus

U përplasën nga mjeti me dy italianë, pas shoferit, humb

Vlorë- Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti i ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së djeshme në afërsi të fshatit Panaja.

Pas shoferit të kamionçinës 62 vjeçarit Alfred Hasani i cili ndërroi jetë në vend, ka humbur jetën edhe pasagjeri Artan Muho. Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë në spital, Muho nuk arriti të mbijetonte dhe mbylli sytë për herë të fundit rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Vlorën me Levanin, kur kamionçina me të cilën udhëtonin dy viktimat u godit nga një automjet ku udhëtonin dy shtetas italianë. Drejtuesja italiane e makinës, 28 vjeçarja Angela Tanzillo u shoqërua për në komisariat ku po bëhen veprimet e nevojshme për rastin. Versus.al

Poll