Një 31-vjeçar shqiptar, Eljon Markaj, është akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij në një ngjarje të rëndë me thikë në qytetin Leeds të Britanisë.
Ngjarja ndodhi të premten, më 29 gusht, rreth orës 16:30, në Cardigan Road në zonën e Headingley. Viktima, i identifikuar si Elsiado Marku, 26 vjeç, u shpall i vdekur pak minuta pas sulmit.
Markaj u arrestua menjëherë në vendngjarje dhe më 1 shtator u akuzua zyrtarisht për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Ai pritet të dalë para gjykatës së Leeds Crown Court më 3 shtator.
Hetuesja kryesore e çështjes, DCI Stacey Atkinson, e përshkroi krimin si një “sulm të dhunshëm dhe të vazhdueshëm”.
“Jemi ende në fazat e para të hetimit për të kuptuar rrethanat e ngjarjes, por aktualisht nuk po kërkojmë persona të tjerë të përfshirë. Një zonë e izoluar vijon të jetë në Cardigan Road dhe banorët do të shohin një prani të shtuar policore,” – deklaroi ajo./Versus.al







