AKTUALITET /

U përpoq të fshehë identitetin, si e lokalizoi policia braziliane Ervin Matën (detaje nga arrestimi)

Shkruar nga Versus

U përpoq të fshehë identitetin, si e lokalizoi policia braziliane

Ervin Mata, 39-vjeçari shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht dhe subjekt i një kërkese ekstradimi, u arrestua mbrëmjen e së shtunës (25 prill) në Ilhabela, në bregdetin verior të São Paulos në Brazil.

Sipas Policisë Ushtarake braziliane, kapja ndodhi në një lokal komercial në zonën Vila.

Gjatë kontrollit, ai u përpoq të fshehë identitetin e tij, por u njoh menjëherë nga efektivët që kishin informacione të plota për të por nuk pati rezistencë nga ana e tij, shkruajnë mediat braziliane.

Arrestimi erdhi si rezultat i një operacioni të përbashkët mes njësisë Tático Ostensivo Rodoviário (TOR) të 6-t Batalionit të Policisë Rrugore dhe Forca Tática të 20-t Batalionit të Policisë Ushtarake të Brendshme.

Policia braziliane raporton se shërbimet e informacionit kishin lokalizuar lëvizjen e Matës drejt bregdetit verior. Gjatë ndjekjes, ai përdori rrugë alternative për të shpëtuar autoritetet, duke kryer pjesë të itinerarit me anije deri në Ilhabela.

Pas arrestimit, Mata u transferua te autoritetet federale dhe ndodhet në dispozicion të drejtësisë braziliane derisa të përfundojnë procedurat për kërkesën e ekstradimit.Versus.al

Poll