
Një konflikt për pronën ka qenë shkaku i krisjes së marrëdhënieve mes dy vëllezërve në Divjakë, sherr që më pas degradoi deri në përdorimin e armës.
Shpëtim Konja e Zarif Konja goditën fizikisht njëri tjetrin mbrëmjen e 8 prillit. Madje në ndihmë të Zarif Konjës ka shkuar edhe shoku i tij Astrit Godanci dhe të dy bashkë kanë dhunuar vëllain e Zarifit, Shpëtim Konjën.
Ky i fundit ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 4 herë në ajër dhe drejt makinës së Godancit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar si pasojë e shtënave, por vetëm dëme materiale.
Shpëtim Konja u ndalua nga policia, ndërsa vëllai i tij Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci, mbeten në arrati.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur. Versus.al
Cilët nga subjektet politike do të votoni në zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
-
Lëvizja Bashkë (Arlind Qorri)
-
Lëvizja Atdheu
-
Partia Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha)
-
Partia Socialiste
-
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Adriatik Lapaj)
-
Aleanca Kombëtare
-
Aleanca Demokracia e Re
-
Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi)
-
Partia Mundësia (Agron Shehaj)
-
Partia Socialdemokrate (Tom Doshi)







