AKTUALITET /

U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi që u vetëvra, ndërron jetë në spital nëna e 3 fëmijëve

44 vjeçarja e shtruar në spitalin e Traumës prej 6 ditësh, nuk arriti t'i mbijetonte plagës së marrë në kokë.

Shkruar nga Versus
U qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi që u
Autori Koli Manaj dhe Anila Ndoka

Anila Ndoka ka ndërruar jetë gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen “Mark Lula” ku u qëllua me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Koli Manaj.

44 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve nuk arriti t’i mbijetonte plagës që mori me armë zjarri nga i dashuri i saj i cili pas ngjarjes së rëndë u vetëvra.

Ngjarja ndodhi brenda një makine në afërsi të vendit të punës së Anila Ndokës. 34 vjeçari Koli Manaj i kishte kërkuar të takoheshin për të zgjidhur konfliktet mes tyre që kishin nisur javë më parë.

Duke mos pranuar kërkesën e Anilës për të mos e vazhduar lidhjen e tyre, i riu ka ndërmarrë aktin ekstrem duke e qëlluar me plumb në kokë dhe më pas të njëjtin fat e rezervoi edhe për veten.

Kolegët e punës së 44 vjeçares u shprehën të tronditur nga ngjarja duke thënë se Anila nuk u kishte rrëfyer problemet që kishte. Ndërsa viktima në 2020-ën kishte nisur bashkëjetesën me Manajn pas divorcit që kishte pasur me ish-bashkëshortin e saj me të cilin kishte tre fëmijë të moshave 20,18 dhe 9 vjeç.

Para se të kryente aktin tragjik, Koli Manaj mori në telefon motrën e tij e cila tentoi të zbuste gjakrat mes çiftit, por pa pasur sukses sepse me të përfunduar telefonatën, 34 vjeçari qëlloi për të vrarë të dashurën e tij dhe më pas edhe veten. Versus.al

Poll