Tiranë- Biznesmeni Eduart Reçi nga Dibra, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pak orë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Faik Konica”, pranë një lokali që ndodhej në afërsi të banesës së 52 vjeçarit, i cili njihej në zonë si pronar i disa subjekteve tregtare. Sipas informacioneve, viktima mund të jetë qëlluar me pushkë, ndërsa autori ende është në arrati.
Nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, por duhet theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë njërit prej pallateve që ishte ndërtuar nga vetë kompania e viktimës Eduart Reçi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë përreth dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al







