AKTUALITET /

Të shtëna me armë në Tiranë, biznesmeni qëllohet me plumb në kokë, dërgohet tek Trauma në gjendje të rëndë (EMRI)

Mësohet se i plagosur është një biznesmen 52 vjeçar nga Dibra dhe ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të banesës së tij.

Shkruar nga Versus
Të shtëna me armë në Tiranë, biznesmeni qëllohet
Foto pranë vendngjarjes

Tiranë- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme. Për pasojë, një person është plagosur me armë zjarri te rruga e Elbasanit.

52 vjeçari Eduart Reci i cili njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, është dërguar në spitalin e Traumës ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë për shkak se është qëlluar me plumb në kokë. Ndërkohë autori i ngjarjes është ende në arrati dhe policia po punon për kapjen e tij.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”- thuhet në njoftimin zyrtar për ngjarjen e cila ndodhi vetëm pak metra larg banesës së biznesmenit. Versus.al

Poll