Shkodër- Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Erdgys Arrazin, nën akuzën se është bërë shkaktar i ngjarjes tronditëse të ndodhur në 2 maj të vitit të kaluar kur bashkëshortja e tij Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët u vetëmbytën në lumin Buna.
Hetimet nxorrën fajtore nënën e fëmijëve dhe u pushuan për shkak se e ndjera nuk jeton më.
Në dosjen e dërguar për gjykim, Arrazi akuzohet se ka cënuar dinjitetin e Alma Arrazit dhe ka shkaktuar vetëflijim të saj dhe të tre fëmijëve të çiftit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Arrazi përfiton ulje dënimi në rast se gjykata pranon pretencën e prokurorisë.
Ngjarja e ndodhur në 2024-ën tronditi të gjithë vendin për aktin e rëndë të marrë nga Alma Arrazi e cila në mbrëmje mori fëmijët dhe u largua drejt vendit ku më pas u mbyt me të tre ata si pasojë e pikëllimit që e kishte kapluar.
Më pas në detajet e bëra publike, u mësua se shkak për vendimin drastik të së ndjerës, ishte bërë tradhëtia nga bashkëshorti Erdgys Arrazi. Versus.al







